Van Gal kritika italianëve: Loja juaj nuk më pëlqen

16/09/2010 01:45

Pas fitores ndaj Romës me rezultatin 2-0, trajneri i Bajernit të Mynihut ka kritikuar lojën e zhvilluar nga skuadra italiane duke e krahasuar atë me lojën e zhvilluar nga Interi i Mourinjos.

“Roma luajti si Interi në finalen e Ligës së Kampioneve dhe mua nuk më pelqeu. Nëse ju u pëlqen ky lloj futbolli me 10 lojtarë brenda zonës së rreptësisë, mua jo”, deklaroi Vang Gal pas pyetjes së drejtuar nga një gazetar nëse fitorja ndaj Romës ishte një hakmarrje ndaj humbjes së finales me Interin.

Por tekniku holandez bën edhe përjashtime në futbollin italian.

“Fiorentina e Prandelit vitin e kaluar luajti më mirë se ne”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA