New York, ndalohet duhani në parqe dhe plazhe
16/09/2010 10:35
Ndalohet duhani në parqe dhe plazhe në New York. Masës ndaluese për konsumimin e duhanit i është shtuar edhe rregulli i ri.
Nëse dikush kapet duke pirë duhan në Central Park ose në Coney Island, do të paguajë gjobë 250 dollarë.
Kryebashkiaku i New York Michael Bloomberg thotë se në 1700 parqe dhe në 22 kilometra vijë bregdetare nuk do të ketë më njerëz që pinë duhan.
Top Channel