Los Anxheles, kufomë në tualetin e aeroportit

16/09/2010 02:10

Një vdekje që i përshtatet më shumë me skenarëve të filmave hollivudianë u zbulua në Los Anxheles.

Kufoma e një personi u gjet në tualetin e aeroportit ndërkombëtar të “qytetit të engjëjve” nga një sanitare.

Zëdhënësi i aeroportit tha për mediat amerikane se kufoma e gjetur, identiteti i së cilës nuk u bë publik, ishte me duart e lidhura dhe me kokën brenda një thesi.

Policia vendase ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit, megjithatë edhe pse kufoma ishte me duart e lidhura, autoritetet nuk përjashtuan mundësinë e vetvrasjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA