Filipine, hetim për masakrën në Manila

16/09/2010 09:05

Hetuesit në Filipine duan të ngrenë padi ndaj të paktën 10 personave, në lidhje me vdekjen e tetë turistëve nga Hong Kongu gjatë pengmarrjes së një autobuzi muajin e kaluar.

Sekretarja e Drejtësisë, Leila de Lima ka deklaruar se do të bëjë presion për ngritjen e një akuze kriminale dhe administrative ndaj 10 zyrtarëve, policëve dhe gazetarëve.

Ajo nuk i identifikoi individët që do të akuzohen dhe nuk dha detaje mbi këto akuza. Rezultati i një hetimi zyrtar lidhur me ngjarjen pritet të publikohet të premten.

Zonja De Lima, e cila po drejton hetimin, tha se ka zhvilluar diskutime mbi përgjegjësitë e oficerëve dhe personaliteteve të caktuara.

“Ne presim që presidenti të veprojë në bazë të rekomandimeve tona”, ka deklaruar ministrja e Drejtësisë. Javën e kaluar ajo deklaroi se ka shumë mundësi që disa nga viktimat të jetë vrarë nga një zjarr aleat.

Top Channel