BE, samit për dëbimin e romëve

16/09/2010 08:00

Debatet mbi Francën për dëbimin e romëve drejt Rumanisë dhe Bullgarisë duket se do të dominojnë në një samit të liderëve të vendeve të BE në Bruksel.

Presidenti francez Nicolas Sarkozy reagoi ashpër pasi një zyrtare e BE-së e krahasoi dëbimin e Francës me atë të romëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Komisionerja për Drejtësinë, Viviane Reding kërcënoi gjithashtu Parisin zyrtar me aksione ligjore.

Liderët e BE-së do të diskutojnë gjithashtu për mënyrat se si të parandalojnë një krizë të re financiare.

Gjithashtu, ata do të përpiqen të koordinojnë përpjekjet e tyre ndaj fuqive të mëdha që po fitojnë terren si Kina dhe India.

Ky nuk ishte parashikuar të ishte një samit për romët, por presidenti Sarkozy duket i vendosur për të vazhduar ofensivën e tij në Bruksel, për të mbrojtur reputacionin e Francës si shtëpia e të drejtave të njeriut.

Top Channel