Kujdes me pijet energjike në aktivitetet sportive

15/09/2010 11:35

Janë në modë, pasi edhe marketingu ka bërë punën e vet.Imazhi i pijeve energjitike që rrisin performancën sportive është i përhapur në të gjithë botën.

Në fakt lidhur me efektin e tyre ka patur shpesh debate, kurse tani një studim amnerikan i publikuar në “The Physician and Sportsmedicine” ngre dyshime mbi të mirat e këtyre lëngjeve.

Autorët e studimit thonë se në të gjithë varietetet e këtyre pijeve gjendet kafeina. World Anti-Doping Agency e ka hequr në vitin 2004 kafeinën nga lista e substancave të ndaluara.

Shumë pije kanë mbi 500 miligramë kafeinë në përbërjen e tyre dhe mjafton pak ta ekzagjërosh me këto lëngje per te patur pasojat e efekteve kolaterale, duke nisur nga pagjumësia, nervozizmi apo aritmia.

“Një burrë me peshë normale 70 kilogramë nuk e ka problem që të pijë 4 kafe në ditë, por shqetësim bëhet kur ai dy ose tre shishe me pije energjike, që përmbajnë substanca aktive që mund të japin efekte jo të mira. Ndaj përdorimi i këtyre lloj pijeve duhet të jetë i limituar dhe i kujdesshëm”, thotë një prej studiuesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA