Bahrein, miqësore komike përballë Togos

15/09/2010 21:50

Ndeshje komike mes Bahreinit dhe Togos, skuadra që u përballën në një miqësore të fituar nga kombëtarja e Lindjes së Mesme.

Aq të lehtë e kanë pasur vendasit ndaj afrikanëve, sa të gjithë kanë dyshuar për aftësitë e lojtarëve të Togos. Kjo ka bërë që federata vendase të nisë verifikimet, duke zbuluar të vërtetën groteske; Togo u përfaqësua në miqësore me disa djelmosha të marrë nga ku nuk dihet për të luajtur në miqësore.

Lajmin e bën të ditur tëlevizioni “Al Arabiyya” pasi Togo luajti një ditë më parë një miqësore me Botsvanan dhe lojtarët u kthyen në klubet e tyre. Nga ana e saj, federata togoleze ka premtuar një hetim të hollësishëm edhe pse tashmë duket se kjo nuk do t’i hyjë shumë në punë Bahreinit.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA