Xhamia, Mur: Të ndërtohet mbi “Ground Zero”
14/09/2010 02:00
Debati për ndërtimin apo jo të xhamisë pranë “Ground Zero”, po përfshin çdo ditë e më shumë njerëz e figura të njohura në SHBA dhe në botë.
Këtë radhë është regjisori Majkell Mur i cili është shprehur pro ndërtimit të xhamisë, madje ai ka kërkuar ndërtimin e saj pikërisht mbi “Ground Zero” dhe jo pranë.
“Xhamia nuk duhet të ndërtohet në rrethinat e Ground Zero, por në brendësi të zonës. E kuptoj dhimbjen e familjarëve të cilët humbën njerëzit e tyre të dashur, por mendoj se edhe muslimanët e Amerikës janë po aq amerikanë sa ne, sa katolikët, sa hebrenjtë e sa të gjithë të tjerët”, u shpreh Mur.
Top Channel