
Në përpjekje për të vitalizuar ekonominë vendase, autoritetet komuniste kubaneze njoftuan shkurtimin e mbi 1 milion punëtorëve nga sektorët shtetërorë.
Lajmi u njoftua nga federata e punës në Havana e cila sqaroi se gjysma e objektivit, pra rreth 500 mijë kubanezë të cilët janë të punësuar në sektorin shtetëror, do të humbasin vendin e tyre të punës brenda muajit mars të vitit 2011.
Reforma synon inkurajimin e personave që do të mbeten pa punë të riaktivizohen në sektorin privat, si vetëpunësimin ose bashkimin me kompani private që veprojnë në vend.
Analistët pohojnë se kjo është reforma më e madhe në fushën e punësimit e kryer në Kubë që nga koha e revolucionit të vitit 1959.
Sistemi i ekonomisë së përbashkët në Kubën komuniste punëson rreth 85 përqind të krahut të punës në vend që llogariten në rreth 5.1 milionë në total.
Top Channel