Francë, sondë inteligjente për parkim
14/09/2010 09:40
Qyteti i Tuluzës në Francë ka vendosur që të vendosë sonda inteligjente për të gjetur vende të lira për parkimin e makinave.
Aparatet do të futen në përdorim vjeshtën e vitit 2011. Sipas “Le Parisien”, 60 përqind e ndotjes prej makinave vjen pasi mjetet qarkullojnë tepër të gjetjen e parkimit.
Sondat do të krijojnë mundësi që në kohë reale të sinjalizohet për vendin e lirë të parkimit duke cuar informacionin në celularin e abonentit.
Top Channel