Francë, “Le Monde†akuzon Sarkozinë
14/09/2010 02:40
Një ndër gazetat më prestigjoze në Francë, “Le Monde” akuzon presidentin Nikolas Sarkozi dhe stafin e tij për spiunimin e gazetarëve dhe të burimeve të saj të informacionit.
Sipas pretendimit të “Le Monde”, presidenti francez ka përdorur agjentë të shërbimeve të inteligjencës kombëtare për të identifikuar njërin nga burimet e informacionit të gazetës. Ky veprim, vazhdon më tej gazeta, u ndërmor pas publikimit të skandalit të fondeve që shpenzoheshin për festat e presidentit Sarkozi.
Ndërkaq presidenca franceze ka hedhur poshtë pretentimet e “Le Monde” duke deklaruar se nuk është dhënë asnjë urdhër për të hetuar burimet e “Le Monde”.
Top Channel