Venezuelë, rrëzimi i avionit, 23 të mbijetuar

13/09/2010 21:30

Nga 47 personat që ndodheshin në bordin e avionit “ATR-42” që u rrëzua në Venezuelë, të mbijetuarit janë të paktën 23.

Guvernatori i shtetit të Bolivarit, Francisco Rangel Gomez ka saktësuar se 23 personat në fjalë ndodhen tashmë në spitalet e rajonit Puerto Ordaz, ku ka ndodhur dhe aksidenti.

Sipas Gomez, disa prej të plagosurve janë në gjëndje të rëndë. Në bordin e avionit ndodheshin 43 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit. Incidenti ndodhi gjatë fazës së uljes, rreth 10 kilometra larg aeroportit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA