
Administrata Obama do të njoftojë Kongresin e Shteteve të Bashkuara për një shitje armësh me vlerë 60 miliardë dollarë për Arabinë Saudite.
Marrëveshja për t’i shitur armë të avancuara ajrore mbretërisë saudite shihet si përforcim i një aleati arab kundër Iranit, shkruan “Wall Street Journal”.
Marrëveshja në fjalë, që parashikon krijimin e 75 mijë vendeve të reja të punës në SHBA, është më e madhja e realizuar ndonjëherë.
Njoftimi do t’u shërbejë ligjvënësve për të bërë sugjerime ose ndryshime, por edhe për të vendosur kushte apo për ta bllokuar marrëveshjen.
Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Dave Lapan ka deklaruar se dërgimi i marrëveshjes në Kongres pritet të bëhet javën e ardhshme, por nuk pranoi të japë detaje mbi paketën.
Top Channel