Revoltë në Kashmir, 9 të vdekur

13/09/2010 16:40

Të paktën 9 persona kanë mbetur të vrarë në incidente të ndryshme në luginën e Kashmirit, ku tensioni mbetet i lartë pavarësisht shtetrrethimit në 8 qytete.

Në Nju Delhi po zhvillohet një samit urgjent i qeverisë, e cila po shqyrton me imtësi situatën.

Bilanci i viktimave është dhënë nga televizioni CNN-IBN, ndërkohë që burime të tjera flasin për 13 të vdekur dhe 50 të plagosur.

Bëhet fjalë për një nga ditët më të përgjakshme që kur shpërtheu revolta anti-qeveritare në rajonin himalajan, i diskutuar mes Indisë dhe Pakistanit.

Top Channel