Zelandë e Re, shtyhet hapja e Kristcërc

10/09/2010 11:25

Autoritetet në Zelandën e Re kanë shtyrë planet për të rindërtuar zonat e prekura nga tërmeti në Kristcërc, pasi në të janë ndjerë tërmete të tjera.

Kryetari i bashkisë së Kristcërcit kishte shpresuar ta rihapte qytetin fundjavën e kaluar, pas tërmetit 7 ballësh, por lëkundjet e tokës e kanë ndaluar palanin.

“Ne po zgjedhim të tregohemi të kujdesshëm”, ka deklaruar kryebashkiaku Bob Parker për mediat lokale.

Qyteti ka qenë nën regjimin e gjëndjes së jashtëzakonshme që prej tërmetit të së shtunës, që shkaktoi rreth 2.7 miliardë dollarë dëme materiale. Rreth 100 mijë shtëpi u dëmtuan dhe rreth 500 ndërtesa u shëmbën.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta