SHBA, një shpërthim trondit San Franciskon
10/09/2010 12:30
Një shpërthim i fuqishëm është verifikuar në afërsi të aeroportit të San Franciskos, në Shtetet e Bashkuara, i cili ka shkaktuar dëme të mëdha dhe ka përhapur panik tek banorët.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, flakët e shkaktuara nga shpërthimi kanë shkatërruar 53 banesa dhe kanë dëmtuar rreth 100 të tjera.
Gjithashtu, bëjnë të ditur burimet, shpërthimi shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e 30 të tjerëve.
Shkak i zjarrit ka qenë shpërthimi i një tubi gazi natyror që kalon në afërsi të aeroportit. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë folur për një “top gjigand zjarri”, me flakë që janë ngjitur lartë në qiell.
Top Channel