Rama: Kushte optimale për transportin publik
04/09/2010 11:30
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama deklaroi se masterplani për transportin urban të kryeqytetit ka hyrë në fazën e realitetit.
Duke folur në një takim me operatorët e transportit publik, Rama theksoi se të gjitha linjat e autobusëve do të jenë me mjete të reja.
“Bashkia e kryeqytetit do të garantojë kushte optimale për transportin publik, lehtësi në qarkullim dhe ajër më të pastër. Së shpejti do të vihet në funksion shërbimi me bileta elektronike”, u shpreh Rama.
Top Channel