Eksportet, garancia anti krizë

04/09/2010 16:35

Eksportet janë treguesi me ecurinë më të mirë gjatë këtij viti të vështirë për ekonominë. Të dhënat zyrtare tregojnë se për 7 muajt e parë të vitit eksportet u rritën me mbi 67 për qind krahasuar me një viti më parë.

“Kemi një rritje rigjallërrim të kërkesës së jashtme për mallra shqiptare, por në këtë rigjallërim disa biznese po kapin tregje të reja”, tha Artan Hoxha, nga Instituti i Studimeve Bashkëkohore.

Por a është kjo rritje e eksporteve e  qëndrueshme? Gjergj Filipi i Institutit “Agenda” analizon përbërjen e mallrave që bizneset shqiptare shesin në tregjet e huaja.

“Ne eksportojme vetem lende te pare cka nuk mund ta bejme per shume kohe. Sektori tjetër me peshë të ndjeshme janë tekstilet dhe këpucët kur dihet që në këtë rast eksportojmë vetëm krahun e punës”, tha Filipi.

 Zërat ku Shqipëria ka deficitin më të lartë të tregtisë janë produktet ushqimore si dhe dhe pajisjet teknologjike, që reflektojnë gjëndjen e dy sektorëve kyc të ekonomisë, bujqësisë dhe arsimit.

Në vitin  2009 Shqipëria importonte mallra nga jashtë 4.2 herë më shumë nga sa eksportonte. Në 7 mujorin e parë të këtij vitit ky tregues është përmirësuar në 2.7 herë, më i miri në 10 vitet e fundit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA