Sot përfundoi afati për amendime ndaj raportit të Tanja Fajon për liberalizimin e vizave me Shqipërinë e Bosnjën.
Fale konsensusit nderpartiak ne Parlamentin Europian, drafti i Fajon nuk pesoi ndryshime, dhe ne te kerkohet pershpejtim i procesit vendimmarres per heqjen e vizave.
“Uroj qe shqiptaret te levizin lirshem ne BE ne fund te ketij viti. Apelova qe kjo gje te ndodhe perpara Krishtlindjeve, e shpresoj te jete keshtu. Shqiperia eshte teknikisht e gatshme. Komisioni Europian tregoi se do te ndjeke nga afer procesin dhe me tej, pra nuk mbyllet ketu, keshtu qe le te shohim. Per sa i takon impaktit te situates politike, une shpresoj qe ajo nuk do te perkeqesohet ne Shqiperi. Ne duam te shohim nje vend politikisht te qendrueshem. Kjo mund te shkaktonte sigurisht dyshime tek disa vende anetare nese do te verenin se situata politike eshte e paqendrueshme”, tha Fajon.
Sipas Fajon, nje sinjal paraprak sesi do te jete humori i vendeve anëtare do te mund te shihet ne mbledhjen e Keshillit te ketij muaji.
“Unë pres qe e gjithe puna per permbushjen e kritereve teknike te jete plotesuar, qe Shqiperia te kete bere gjithcka duhej, me qellim qe ne te vijojme proceduren bashke me Keshillin, e te shohim sesi do te jete humori dhe ne Keshill qe debaton ne mes te shtatorit”, tha Fajon.
Keshilli i Ministrave te Brendshem europiane pritet te vendose per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen ne takimin e 8-9 nentorit, sic parashikon axhenda paraprake e presidences belge.
“Ne Parlament ne parashikojme qe Komiteti ta votoje ne shtator dhe ne seance plenare shpresoj te kaloje ne fund te shtatorit ose ne tetor”, u shpreh Fajon.
Komiteti i Jashtem e kalon ne 6 shtator raportin e Fajon, ndersa Komiteti per Ceshtjet e Brendshme, Lirise dhe Drejtesise ka gjasa ta votoje ate ne fund te muajit, ne varesi te dorezimit te raportit perfundimtar me shkrim nga Komisioni. Liberalizimi i vizave afatshkurtra per personat e pajisur me pashaporta biometrike hyn ne fuqi 20 dite pas botimit ne fletoren zyrtare europiane te vendimit qe merr me pas Keshilli i Ministrave te brendshem te BE-se.
Top Channel