Shkodër, pranga kryeplakut të Gurit të Zi
03/09/2010 12:00
Arrestohet kryeplaku i fshatit Guri i Zi në Shkodër, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
Sipas informacioneve të fundit shtetasi Engjëll Hila, 54 vjec është arrestuar pasi në territorin ku ushtronte funksionin janë gjetur të kultivuara bime narkotike kanabis sativa.
Po ashtu policia ka arrestuar edhe tre shtetas të tjerë, banorë të fshatit si autorë të kultivimit të të kanabisit. Ata janë Pjeter Rroku 64 vjec, Mikel Rroku 20 vjec dhe Lazer Rroku 52 vjec.
Top Channel