OSSH aplikon për rritjen e çmimit të dritave

03/09/2010 08:35

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) ka nisur aplikimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke nisur nga 1 janari i vitit 2011.

Propozimi për tarifat e reja është dorëzuar dje në Entin Rregullator të Energjisë, i cili heziton të publikojë nivelin e kërkuar nga OSSH, por sqaron se, do të duhen të paktën tre muaj kohë për të vendosur, pas negociatave me kompanitë dhe shoqërinë civile.

Vendimi për rritjen do të merret në muajin dhjetor dhe hyn në fuqi në janar, pasi të jenë shqyrtuar të gjitha alternativat.

Sipas Entit Rregullator, publikimi i tarifave do të bëhet zyrtarisht dhjetë ditë pas dorëzimit të kërkesës.

I pyetur nga “Shqip”, drejtori i përgjithshëm i CEZ, Jozef Hajsek, u justifikua me faktin se ishte jashtë Tiranës dhe se nuk mund të komunikonte.

Referuar deklaratës rregullatore, të firmosur mes qeverisë dhe kompanisë çeke, në njërën nga pikat e saj thuhet se çmimi i energjisë duhet të rritet të paktën 15 për qind, nëse OSSH e ka të argumentuar, referuar nivelit të humbjeve dhe investimeve që kërkon të kryejë.

Top Channel