Kushtetuesja, presidenti shmang partitë

03/09/2010 08:15

Ngushtohet rrethi i personave që priten të dekretohen të hënën nga Presidenti Bamir Topi për katër pozicionet në Gjykatën Kushtetuese.

Burime konfidenciale nga institucioni i Presidencës bëjnë me dije për “Shqip” se deri tani, nga 70 kandidatë janë përzgjedhur 12 prej tyre.

Në lidhje me identitetin e kandidatëve, gjithçka mbetet mister dhe hermetike nga institucioni i Presidencës.

Burime pranë kreut të shtetit sqarojnë se kandidatët janë personalitete të rëndësishme dhe që plotësojnë të gjitha kriteret, mes tyre edhe përvojën 15-vjeçare në fushën e gjyqësorit.

Në datën 6 shtator, Presidenti Topi do të shpallë dekretet dhe do t’i dërgojë Kuvendit letrën zyrtare me emrat e kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA