
Këshilli i Rregullimit të Territorit ka miratuar studimin urbanistik për ndërtimin e një resorti turistik në fshatin Hamallaj në Durres, në një sipërfaqe prej 100 hektarë në bregdet. Për ndërtimin e këtij resorti do të përfshihen disa kompani. (UPDATE)
“Eshtë një hap shumë pozitiv që zbresim te tre kate. Ne duhet të heqim dorë nga ndërtimet e larta në brigjet tona. Në tërësi e gjithë zona duhet t’i përmbahet këtij uniformiteti”, tha kryeministri Sali Berisha, ne mbledhjen e KRRTRSH-së.
Ky vendim vjen vetëm dy muaj prapa, pasi në këtë zonë forcat e rendit u përleshën fizikisht me banorët, pasi një aksioni masiv të inspektoriatit kombëtar për prishjen e ndërtimeve pa leje. Kryeministri tha se zonat bregdetare do të disiplinohen.
“Në këtë këshill nuk do të vinë kurrë më zona për ndryshim destinacioni pa patur të përcaktuar katet se i sjellim këtu për ndryshim destinacioni dhe pastaj cmenden me 30-35 kate. Kjo praktikë nuk do të mund të ekzistojë më”, thotë Berisha.
Keshilli i Rregullimit te Territorit mori vendim edhe per shndërrimin e portit të mallrave te Sarandes edhe në terminal për pasagjerët si dhe ndërtimin e portit të ri të peshkimit në Durrës.
Top Channel