
Një sasi prej 10 kilogramësh lëndë narkotike të llojit kanabis është sekuestruar në Gjirokastër, ndërkohë që dy persona kanë përfunduar në pranga.
Blutë e Gjirokastrës në operacionin e koduar “Destinacioni i largët” ka mundur që të ndalojë një automjet që po transportonte një sasi lënde narkotike nga Lazarati në drejtim të Maqedonisë.
Si rezultat i këtij operacioni në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë u bë e mundur bllokimi i automjetit tip Opel Furgon me traga SK 339 PT, i cili drejtohej nga shtetasi Husamedin Shahini nga Shkupi i Maqedonisë , ku së bashku me të udhëtonte edhe një shtetas nga Gjirokastra, Alsid Cani.
Nga kontrolli i bërë rezultoi se në gomën rezervë dhe në një nga gomat e pasme, kishte 8 pako ne formë cilindrike të mbështjella me natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike si dhe një sasi rifuxho, gjithësej rreth 10 kilogramë kanabis.
Top Channel