Berisha thërret sot KRRTRSH-në

03/09/2010 08:25

Në drejtimin e Kryeministrit Berisha do të mblidhet sot edhe Këshilli i Rregullimit të Territorit, për të diskutuar në lidhje me projekte në fusha të ndryshme, të cilat pritet të marrin miratimin nga ky institucion i rëndësishëm në vend.

Në mbledhjen e sotme nuk pritet të diskutohet çështja e ndërtimeve afër liqenit artificial në Tiranë, duke qenë se për KRRTRSH-në kjo çështje konsiderohet e ezauruar nga ana e këtij organi.

Prej javësh, deputetët e Partisë Demokratike, i kanë kërkuar Kryeministrit Berisha që si kryetar i KRRTRSH-së të anulojë projektin për ndërtimin e një kompleksi pallatesh në këtë zonë dhe në vend të këtyre vendimeve të ndërtojë një park për qytetarët e Tiranës.

Demokratët kanë deklaruar se lejet e ndërtimit në këtë zonë janë ndarë për ortakët e Edi Ramës. Por ende nuk dihet nëse këto kërkesa të përsëritura nga ana e deputetëve të PD do të merren parasysh.

Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës ka theksuar se lejen për ndërtimin e kësaj zone me pallate e ka dhënë vetë Kryeministri Berisha, si drejtues i Këshillit të Rregullimit të Territorit.

Po kështu, nga ana tjetër, bashkia mohon që ajo të ketë dhënë leje ndërtimi specifike për këtë zonë, duke theksuar se akuzat e PD-së janë vetëm qesharake dhe nuk e pasqyrojnë realitetit e kësaj zone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA