Arkeologjia nënujore, zbulimet, të rastësishme

03/09/2010 14:50

Pak ditë më parë në Gjirin e Durresit dy peshkatarë kanë nxjerrë në sipërfaqe një spirance anijeje afro 2 mije vjecare.

Objekti antik, qe mendohet se i perket nje anijeje te periudhes romake, peshon rreth 150 kg dhe eshte prej plumbi.Duket se zbulimi i pasurive nenujore i eshte lene ne dore rastesise apo bashkepunimit te qytetareve per shkak te mungeses se strukturave te kerkimit shkencor qe ne keto 3 vitet e fundit per shkak te reformave te ndermarra ne Institutin e Albanologjise, ka njohur hapa pas.

“Ka një problem të vjetër 20-vjecar përsa i përket mbrojtjes së pasurisë nënujore, mungesës së organizmave të mirëfillitë shtetëror. Pasuria e madhe po vidhet në mënyrë sistematike”, thotë Adrian Anastasi, specialist i Arkeologjisë Nënujore.

Jo pak here objekte te rralla te antikitetit shqiptar kane perfunduar ne shitje  ne tregun e zi brenda vendit dhe jashte tij.

Top Channel