
Jude Kearny, përfaqesues i kompanisë ‘Patton Boggs’, i zgjedhur nga qeveria shqiptare si konsulent për privatizimin e ‘Albpetrol’, tha në një intervistë për Top Channel, se megjithëse shpreson që shitja e kompanisë shqiptare të naftës të bëhet në fund të vitit, ende nuk kanë një formule se si do të behet shitja.
Top Channel: A keni rene dakord per formulen qe do te perdoret ne privatizimin e ‘Albteptrol’?
Kearny: Ende nuk kemi rene dakord me qeverine se cfare formule do te perdorim. Ka shume diskutime rreth kesaj ceshtje. Ka nje konsensus te pergjithshem mbi pjesen e aksioneve qe mund te nxirret ne shitje, por ende nuk ka nje marreveshje per formulen e privatizimit.
Top Channel : Cila eshte gjendja financiare e kompanise?
Kearny: Si ne shumicen e privatizimeve situata financiare nuk eshte e mire. Eshte vete natyra e kompanive qeveritare. Nje kompani komerciale ka vetem nje qellim, te fitoje. Ndersa ne kompanite e qeverise kjo nuk ndodh shpesh. Ato menaxhohen me pak kujdes sa i takon financave dhe kjo per nje sere arsyesh. Kjo eshte dhe nje nga arsyet se pse ato nxirren ne shitje.
Top Channel: Kur mendoni se kompania do te jete gati per t’u nxjerre ne tender?
Kearny: Une jam i sigurte se Albpetrol duhet te jete gati te shkoje ne tender para fundit te vitit ose maksimumi ne muajt e pare te vitit te ardhshem. Jemi mjaft optimiste se jemi brenda afateve dhe ne rrugen e duhur per ta bere ‘Albpetrolin’ sa me atraktive per investitoret potenciale
Top Channel: A keni ndonje vleresim mbi vleren e ‘Albpetrolit’?
Kearny: Vlera e nje kompania ka shume komponente. Eshte situata financiare, plus vlera strategjike e saj per investitoret potenciale dhe askpekte te tjera qe kane te bejne me potencialet per te ardhmen. Te gjitha keto bejne ate qe eshte vlera e brendshme e nje kompanie dhe ne ende nuk e kemi ate numer. Ne kete pike a mund te thuhet se situata jo e mire financiare ul vlerën e kompanise dhe mund te jete nje pengese per nje tender te suksesshem. Normalisht jo. Kjo ndodh ne kompanite komerciale, por jo nje ato qe nxirren ne privatizim. Fakti qe ‘Albeptrol’ nuk eshte ne gjendje te mire financiare nuk e kufizon shitjen e saj aspak.
Top Channel