Prandelli: Rezultatet e 2010-ës peshojnë tek skuadra

02/09/2010 15:50

Tekniku i Italisë, Cesare Prandelli kërkon të prishë serinë negative të kombëtares së kaltër, e cila nuk ka fituar asnjë ndeshje në vitin 2010.

Në prag të ndeshjes kundër Estonisë në transfertë, ai shprehet me optimizëm. “Ideja se nuk kemi fituar asnjë ndeshje këtë vit mund të peshojë mbi skuadrën por unë jam i qetë. Djemtë kanë qënë të jashtëzakonshëm këto ditë. Të humbasim dy ndeshjet e radhës do jetë një katastrofë e vërtetë”, shprehet ish trajneri i Fiorentinës.

Në vijim ai shton se në Estoni, Italia do luajë një ndeshje mjaft të rëndësishme, përballë një skuadre të organizuar mirë. “Rezultati do varet shumë nga sjellja jonë. Kemi shumë dëshirë të zbresim në fushë. Duhet të jemi një skuadër dhe të kërkojmë rezultatin”, shton tekniku i 4 herë kampionëve të botës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA