Obama: Paqe në L. e Mesme brenda 1 viti

02/09/2010 02:30

Në vazhdim të takimeve në Uashington me liderët e vendeve të Lindjes së Mesme, presidenti amerikan, Barak Obama u shpreh optimist për arritjen e paqes në këtë rajon brenda 1 viti.

“Mund t’ia dalim brenda 1 viti. Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Mjaft gjak është derdhur, mjaft jetë të pafajshme kanë humbur. I vetmi shteg që mund të sjellë paqen në Lindjen e Mesme është ai i bisedimeve direkte mes Izraelit dhe palestinezëve”, tha Obama.

Deklarata e shefit të Shtëpisë së Bardhë ka ardhur pas darkës së punës me 4 liderët e vendeve të Lindjes së Mesme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA