Minxhozi: Akuzat në derën e gabuar

02/09/2010 22:45

Në vijim të debatit në Top Story mbi akuzat për korrupsion që kanë shpërthyer ditët e fundit mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, dhe nisjen e hetimit prej prokurorisë, analisti, Skënder Minxhozi shprehet skeptik mbi përfundim e kësaj çështjeje nga ana e organeve të drejtësisë.

Sipas zotit Minxhozi, ashtu si edhe në disa çështje të mëparshme edhe kjo do të mbesë “pezull” në organet e drejtësisë, pasi sipas tij sistemi ynë i drejtësisë është i ndikuar totalisht prej politikës dhe nuk mund të përballojë çështjen në fjalë.

“Ky korpus akuzash, shumë të rënda që do të mjaftonin të nxirrnin nga politika shumë persona dhe figura të njohura, ka shkuar në derën e gabuar, një derë e cila është shumë e vogël për ta mbajtur atë”, deklaroi Minxhozi.

Për zotin Minxhozi, çështja duhet të zgjidhej aty ku ka lindur problemi, pikërisht në kampin politik, sipas tij nëpërmjet një komisoni hetimor.
 

Top Channel