
Trashëgimtari i Ahmet Zogut ka komentuar dje zhvillimet politike duke i kërkuar dy forcave më të mëdha në Parlament të gjejnë një zgjidhje në unison.
82 vjet pas shpalljes së monarkisë së Ahmet Zogut, trashëgimtari i tij, Leka Zogu, i kërkon politikës shqiptare të bëjë më shumë. Sipas tij, është e pafalshme që pas kaq vitesh, reformat kryesore ende nuk kanë marrë zgjidhje.
“Unë po e ndjek politikën nga afër, siç e kam parë gjithë jetën time. Pyes veten pse ende dy fuqi të mëdha në politikë nuk kanë arritur një marrëveshje.Kjo është edhe një mungesë e kuptimit të demokracisë”, tha Leka Zogu I.
Duke folur për liberalizimin e vizave, Leka Zogu kujtoi se në kohën e babit të tij, ky nuk ishte një problem pasi shqiptarët mund të lëviznin të lirë. Gjithashtu në konferencën për shtyp, në përvjetorin e monarkisë, u njoftua fejesa zyrtare e princit Leka me vajzën e aktores Yllka Mujo.
Top Channel