Francë, rritet popullariteti i Sarkozy

02/09/2010 12:55

Rritet popullariteti i presidentit Nicolas Sarkozy me katër pikë. Në muajin qershor popullariteti i kreut francez kishte arritur në minimum.

Avancon me dy pikë edhe kryeministri Francois Fillon, që arrin kuotën 37 përqind. Në qershor 26 përqind e njerëzve të pyetur ishin të kënaqur me punën e presidentit Sarkozy, ndërsa 71 përqind ishin të pakënaqur me punën e tij.

Në rritje është edhe popullariteti i ministrave të Brendshëm dhe të Imigracionit.

Top Channel