Ekspertët: Ende punë për heqjen e vizave

02/09/2010 20:10

Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina janë pranë plotësimit të kritereve për të përfituar heqjen e regjimit të vizave me vendet e BE.

Kështu ka deklaruar numri 2 i Drejtorisë së Cështjeve të Brendshme në KE, e cila është dëgjuar në Komitetin për Cështjet e Brendshme, Lirisë, Sigurisë dhe Drejtësisë.

Sipas zyrtares, më shumë përparim duhet t’i kushtohet luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në bazë të vëzhgimeve të misionit të ekspertëve, janë rritur rastet e hetimit të korrupsionit, por duhet hartuar drafti ligjor që politika të mos pengojë prokurorinë, nënvizon ajo.

Përmirësim është vërejtur në rritjen e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, por zyrtarja thotë se duhet bërë më shumë për kapjen e kriminelëve.

Kriteri për konfiskimin e aseteve kriminale konsiderohet në rregull, ashtu si dhe ai për kthimin e refugjatëve shqiptarë.

Ndërkohë, eurodeputetja Tanja Fajon kërkoi që cështja e Shqipërisë dhe Bosnjes të trajtohet me urgjencë dhe kolegët e saj u shprehën të gatshëm të votojnë pro liberalizimit të vizave, nëse KE do vlerësojë se janë plotësuar kriteret.

Ndërsa ekstremistët janë shprehur kundër heqjes së vizave, pasi nuk dëshirojnë që kriminelët shqiptarë të përfitojnë dhe të transportojnë drogën në vendet e BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA