Alonso dhe Massa në FIA për parakalimin e Gjermanisë

02/09/2010 17:50

Fernando Alonso dhe Felipe Massa do të thirren të dëshmojnë në Këshillin Botëror të FIA-s për parakalimin e dyshimtë të garës se Gjermanisë ku mendohet se drejtuesit e Ferrarit i kanë dhënë urdhër brazilianit t’i hapë rrugën pilotit spanjoll.

Dy pilotët do hyjnë në selinë e FIA-s në Paris të mërkurën paradite dhe gjatë orëve të pasdites Këshilli Botëror do dalë me një vendim zyrtar.

Bashkë me pilotët do të jetë edhe drejtori i skuadrës Stefano Domenicali si dhe një avokat nga Maranello.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA