San Francisco, ulje emergjente për avionin transoqeanik
01/09/2010 09:25
Ulje emergjente për një avion amerikan në pistën e qytetit të San Francisco-s.
Avioni 747-400 i kompanisë Qantas me 230 pasagjerë në bord ishte nisur për në Sydney por 15 minuta pasi u ngrit në qiell, piloti ka vënë re një avari duke vendosur rikthimin dhe uljen në pistë.
Shpërthimi i motorit 4 ndodhi pak pas mesnatës me orën lokale dhe avioni nuk ka hyrë në zonën e Oqeanit Paqësor, pasi piloti arriti të kthehej në kohë. Kompania nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë për shkaqet që duan në dëmtimin e motorit të një avionic transoqeanik.
Top Channel