PS: Bashkëshorti i Bregut mashtroi

01/09/2010 15:00

Pas deklaratës se ka dhënë dorëheqjen gati një vit më parë, Partia Socialiste akuzoi për mashtrim bashkeshortin e ministres së Integrimit, Majlinda Bregu.

Opozita bëri publike një letër të datës 12 korrik të këtij viti ku zoti Ajazi kërkonte mbledhjen e ortakëve për të depozituar doreheqjen.

“Cfarë thuhet në brendësi të letrës në fjalë? Për shkak të karakterit të ngutshëm, Namik Ajazi kërkon të mbledhë ortakët e kompanisë MIA International për të dhënë dorëheqje. Pra, deri përpara pak ditësh, Namik Ajazi, bashkëshorti i Majlinda Bregut, jo vetëm nuk kishte dhënë dorëheqjen, jo vetëm firmoste si administrator dhe ortak, por vetë pranon se kompania ishte aktive, dhe se zotëria në fjalë ishte në funksionet e tij të plota si administrator dhe ortak. Pyetja që natyrshëm ngrihet është: Cila na qenka kjo arsye emergjente për të cilët flet bashkëshorti Ajazi dhe për të cilën kërkon mbledhjen e menjëhershme të ortakëve. A mos vallë pikërisht në ditët kur opozita denonconte koncensionet korruptive, bashkëshorti i ministres kish filluar të nuhaste se skandali i rradhës do të ishte pikërisht i tiji dhe bashkëshortes ministre? Si ka mundësi, që Drejtori i QKR, edhe pse mban të depozituar këtë shkresë, përsëri ka paturpësinë për të dalë dhe për të zbatuar urdhërin e Majlinda Bregut sipas të cilës bashkëshorti është dorëhequr një vit më parë?”, deklaroi deputetja socialiste Olta Xhacka.

Sipas Partisë Socialiste gjërat janë të qarta: këto dokumenta ku zoti Ajazi figuron i dorëhequr janë manipuluar nga Drejtori i QKR-së. Dhe për këtë, sipas Partisë Socialiste, ai duhet të japë dorëheqjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA