Presidenti shqiptar i Jugosllavisë
01/09/2010 00:35
Sinan Hasani është shqiptari i vetëm që arriti të bëjë karrierë politike deri në nivelet më të larta në ish-Jugosllavinë e dikurshme.
Ai për një vit, nga 15 maji i vitit 1986 deri në 15 maj të 1987-ës mori postin e kryesuesit të presidencës së ish-Jugosllavisë.
Tahir Berisha është një ndër personat të cilët e kanë njohur për së afërmi Sinan Hasanin. Ai rrëfen për Top Channel se Hasani ishte një mbrojtës i autonomisë së Kosovës, mbrojtje kjo e cila i shkaktoi mjaft akuza ndaj tij.
Pas çlirimit të Kosovës figura e tij është kundërshtuar, ndërsa të dielën ndërroi jetë në moshën 88 vjecare.
Sipas amanetit familjarët e varrosën në fshatin e lindjes, në Pozharan të Vitisë në Kosovë.
Top Channel