Pengmarrje në zyrat e Discovery Channel

01/09/2010 22:25

Një përson i armatosur dyshohet se mban peng disa vetë në zyrat qendrore të “Discovery Channel” në Silver Spring, Marilend.

Policia amerikane dyshon se personi i cili ndodhet i armatosur brenda zyrave të stacionit televiziv është një ambientalist i identifikuar me emrin Xhejms Li.

Ende nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin e pengjeve të marra prej aktivistit, i cili edhe në të shkuarën, në disa blogje interneti kishte shfaqur antipatinë e tij ndaj rrjetit televiziv. Në faqen SaveThePlanetProtest.com, Li kishte shkruajtur ditë më parë një kërkesë ndaj “Discovery Channel”, ky i kërkohej t’i jepej fund inkurajimit të “lindjes së parazitëve të tjerë njerëzorë”, inkurajim ky që sipas tij kryhej nga rrjeti televiziv.

“Njerëzit janë krijesat më shkatërrimtare, të fëlliqura, ndotëse që po shfarosin gjithçka ka mbetur në planet me moralin e tyre fals”, thuhet më tej në komentin e Xhejms Li në faqen e internetit SaveThePlanetProtest.com.

Autoritetet kanë rrethuar vendngjarjen dhe po negociojnë me pëngmarrësin, ndërkohë që nuk ka raportime për viktima apo të lënduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA