PD: Rama, gjoba ndaj ndërtuesve

01/09/2010 19:20

Partia Demokratike ka vijuar akuzat si edhe në ditët e kaluara në adresë të kreut të bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

“Publikimi i kontratës ku njëri nga zhvilluesit e qytezës “Edvin and Tan Lepri” detyrohet të fusë me 20% aksioner Dritan Avllajn, të njohur si Tan Lepri, ka tronditur thellësisht Edvin Leprin. Skema e gjobitjes të ndërtuesve me 20%, e faktuar me dokumenta autentike, është arsyeja pse prej 12 vitesh të huajt nuk lejohen të ndërtojnë në Tiranë”, ka deklaruar deputeti Osman Metalla.

Demokratët kanë theksuar se presin përgjigje nga akuzat që kanë ngritur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA