Lindja e Mesme, Obama pret Netanyahu-n

01/09/2010 19:05

Presidenti amerikan Barack Obama ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit Benyamin Netanyahu, duke hapur një seri takimesh dypalëshe.

Bisedimet synojnë të lehtësojnë hapjen e negociatave të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, nesër në Uashington.

Obama do të presë gjithashtu në takime të ndara presidentin palestinez Mahmud Abaz, atë egjiptian Hosni Mubarak dhe mbretin e Jordanisë, Abdallah II.

Por përkundër këtyre tentativave ka ardhur një reagim i lëvizjes islamike të Hamas, e cila ka paralajmëruar se do të godasë sërish pas atentatit të djeshëm ndaj 4 kolonëve izraelitë.

“Celulat e fjetura po zgjohen dhe ky është vetëm fillimi. Do të godasim sërish, edhe brenda Izraelit, nëse Zoti dëshiron”, ka deklaruar Hamas.

Sipas saj, atentati i djeshëm në Bregun Perëndimor, i kryer nga krahu i armatosur Brigatat Kasam, ishte një mesazh për Abu Mazen dhe izraelitët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA