Kuvendi, vijojnë punimet për rikonstruksionin

01/09/2010 14:45

Kur kanë mbetur pak ditë nga nisja e sesionit të ri parlamentar, vëmendja e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, është përqendruar tek punimet për sallën e seancave plenare.

Prej një muaji, atje po kryhen punime me tre turne për rikonstruksionin e godinës, por nuk dihet ende, nëse salla do të jetë gati të hënën, kur sipas Kushtetutës hapet sesioni i dimrit.

Krahas punës për rindërtimin modern të sallës janë kryer edhe punime të tjera për krijimin e mjediseve të ndryshme brenda godinës për deputetët, gazetarët, si dhe per të ftuarit. Kur vendosi te nderhyrje per rikonstruksionin e godines se Parlamentit, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh se ajo ishte nje domosdoshmëri, pasi amortizimi 60-vjecar ishte ishte i dukshem  dhe se një ndërhyrje e tillë, sipas zonjes Topalli, do t’i japë parlamentit një imazh të ri prestigjioz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA