Japoni, rekord i shitjes së makinave

01/09/2010 14:20

Sektori i makinave regjistron rekord shitjesh për muajin gusht në Japoni. Pikërisht ky muaj shënoi një rritje prej 46.7 përqind, krahasuar me bazën vjetore.

Sipas të dhënave të shpërndara nga shoqata kombëtare e shitësve të makinave (JADA), shitjet për muajin gusht të makinave, kamioneve dhe autobusëve regjistroi shifrën e 290.789 njësi.

Në përllogaritjen e ardhshme këto shitje do të ndikojnë edhe në rritjen e përgjithshme ekonomike të Japonisë, e cila aktualisht renditet në vendin e tretë në botë, për shkak se Kina e la pas vetëm pak ditë më parë. Në krye të listës renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA