Edhe Selmanllari në Prokurori

01/09/2010 15:05

Për të vërtetuar akuzat ndaj kreut të bashkise së Tiranes, Task Force për krimin ekonomik në prokurorinë e kryeqytetit është në pritje të dëshmive të katër ortakëve të shoqërise ‘Vision Construction’ qe drejtohet nga Arjan Tartari, njeriu me të cilin bashkëjeton deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Hetimi i nisur kryesisht ku perfshihet edhe akuza ndaj kreut te bashkise se Tiranes, Edi Rames, pas deshmise se dhene ne prokurori prej Albana Vokshit per dhenien e nje rryshfeti te 20 perqindeshit te kompanise se njeriut me te cilin ajo bashkejeton, prokuroria ka vendosur te therrase per te deshmuar pronaret aktuale te firmes ‘Vision Construction’.

Sic rezulton nga dokumentacioni ne QKR ata jane Arjan Tartari, Rahman Selmanllari si edhe shtetasi Dritan Avllaj, te gjithe te perfolur nga kampet politike. Te gjithe pronaret dhe personat e tjere te perfshire ne kete ceshtje do t’i pergjigjen pyetjeve ne prokurori nese kane marre apo dhene rryshfet ne kembim te marrjes se lejes se ndertimit.

Prokuroria nuk ka gjetur asnje shkelje pas kontrollit te bere ne dokumentacionin  e sekuestruar ne bashkine e Tiranes, dhe thirrja e biznesmeneve mbetet e vetmja menyre per te sqaruar nese ka apo jo dhenie rryshfeti. Task force ka vijuar me hetimet e saj ne lidhje me te gjitha akuzat e bera gjate muajit gusht nga opozita shqiptare, per akuzat e ngritura ndaj dy deputeteve te Partise Demokratike, Albana Vokshi dhe Majlinda Bregu.

Prokuroria vazhdon qe te sekuestroje dokumentacionet perkatese, ne Ministrine e Ekonomise. Prokuroria eshte ne pritje te grumbullimit te gjithe dokumentacionit perkates persa i perket  koncesioneve te dhena per Hidrocentralet dhe bashke me te per te grumbulluar te gjitha provat e duhura ka kerkuar edhe te seukestroje te gjithe dokumentacionin perkates te auditit te brendshem ne Ministrine e Ekonomise, nese ka patur me pare verejtje per dhenien e ketyre koncensioneve apo jo. Prokuroria ne baze edhe te dokumentacionit te marre nga Partia Socialiste si edhe te gjitha akuzave te ngritura prej saj, eshte duke thelluar hetimet, per te dale ne perfundim nese ka nje shkelje ne dhenien e ketyre koncesioneve sic ka pretenduar Partia Socialiste se shume prej kompanive te bera publike prej saj qe nuk kane pervojen e duhur kane fituar te drejten per ndertimin e hidrocentraleve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA