“Earl” kërcënon SHBA-në
01/09/2010 04:35
Qendra amerikane e studimit të uraganëve paralajmëroi se uragani “Earl” mund të përfshijë Karolinën e Veriut pas 48 orësh.
Sipas të njëjtit institut, uragani i klasifikuar deri më tani në fuqinë e 4 në momentin që mund të prekë brigjet e Karolinës së Veriut pritet të arrijë fuqinë 5, çka do të ishte shkatërrimtare për zonat që që mund të preken prej tij.
“Earl” po drejtohet me shpejtësi drejt brigjeve amerikano-veriore e qendrore pas goditjes së ishujve Vergini në Karaibe, ku 4 persona gjetën vdekjen dhe 2 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Top Channel