Avokati: Rrapo, padrejtësisht në paraburgim
01/09/2010 12:10
Avokati mbrojtës i ish-zyrtarit të Ministrisë së Mbrojtjes Almir Rrapo, i cili arrestua disa javë më parë në ambasadën amerikanë në Tiranë, pretendon se klienti i tij po mbahet pa të drejtë në paraburgim, kur kjo masë sigurie ka përfunduar 24 orë më parë.
“Seanca për rishikimin e masës ndaj Almir Rrapos po shtyhet pa asnjë motiv”, deklaroi sot avokati Ardian Visha.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë ekstradimin e Rrapos, pasi akuzohet për disa vepra të kryera në këtë shtet.
Top Channel