AP dënon sulmin në Bregun Perëndimor
01/09/2010 04:05
Autoriteteti Palestinez ka dënuar ashpër sulmin ndaj kolonëve izraelitë të ndërmarrë ditën e martë në Bregun Perëndimor.
Në një deklaratë për shtyp, kryeministri i AP-së, Salam Fuajed u shpreh se sulmi në fjalë shkon kundër interesave të palestinezëve dhe vjen në një kohë kur priten rezultatet e para nga bisedimet direkte të paqes me Izraelit dhe palestinezëve.
Sulmi u ndërmor nga krahu i armatosur i Hamas-it, dhe në të, veç personave të tjerë, gjeti vdekjen edhe një grua shtatzënë.
Top Channel