“Ferrari” tërheq 1200 modelet “458 Italia”

01/09/2010 21:40

“Ferrari” ka vendosur të tërheqë të gjitha modelet “458 Italia” të prodhuara këtë vit, për shkak se një numër i konsiderueshëm i automjeteve kanë marrë flakë.

Vetë kompania ka deklaruar se inxhinierët e saj kanë fluturuar në të gjithë botën për të hetuar pesë rastet e “incidenteve termikë”.

Për pasojë, ata do të marrin në pyetje pronarët e 1200 makinave luksoze, të cilat do të rikthehen në fabrikë për t’u modifikuar.

Modeli “458 Italia” kushton 260 mijë euro. Incidentet me të janë regjistruar në Kaliforni, Paris, Zvicër, Kinë dhe në një lokalitet tjetër.

“Ferrari” ka deklaruar se problemi është shkaktuar nga ngjitësi i përdorur në pjesët e rrotave.

Top Channel