Vlorë, makina del nga rruga, vdes drejtuesi

31/08/2010 17:40

Një 40 vjecar ka humbur jetën sot në një aksident rrugor të ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shtetasi Juri Ramohasanaj ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip fuoristradë, kur papritur ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga 30 metra lartësi.

Sipas burimeve, dyshohet se i riu ka tentuar të bëjë një parakalim, i cili ka rezultuar fatal për të.

Sipas burimeve, rrethanat e aksidentit, i ndodhur në vendin e quajtur Kalaja në zonën e Ujit të Ftohtë, janë ende për t’u përcaktuar.

Agjentët po hetojnë për të zbuluar nëse drejtuesi i automjetit ka qenë në gjëndje të dehur ose nëse ka bërë i vetëdijshëm ndonjë manovër të gabuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA