Tiranë, Rama pret komunistët kinezë

31/08/2010 16:45

Në ditën e tretë të qëndrimit në Shqipëri, delegacioni i lartë i Partisë Komuniste kineze, i kryesuar nga anëtari i Byrosë politike dhe ministër i Marrëdhënieve me Publikun pranë Komitetit Qendror të Partisë Komuniste në Kinë, Liu Junshan, u prit në selinë e Partisë Socialiste nga një delegacioni i gjerë me në krye Edi Ramën.

Sipas njoftimit zyrtar të zyrës së shtypit të PS, në këtë takim zoti Liu Yunshan tha se marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy partive përbëjnë një bazë solide për miqësinë shqiptaro-kineze.

Këto marrëdhënie mund të thellohen, sipas tij, përmes shkëmbimit reciprok të delegacioneve. Për këtë qëllim, ai ftoi zotin Rama për një vizitë zyrtare në nivel të lartë në Kinë. Njoftimi i selisë rozë thotë se kjo ftesë u pranua me kënaqësi nga lideri socialist.

Më tej gjatë takimit, drejtuesi i lartë kinez vlerësoi punën e Edi Ramës në krye të bashkisë së Tiranës.

Nga ana e tij, Rama u ndal në mënyrë të vecantë në cështjen e njohjes së Kosovës, duke i kërkuar mikut kinez që, “cështja e njohjes së Kosovës nga Republika Popullore Kinës të shikohet me përparësi në konteksin e ri të krijuar nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA