Sllovaki, vendi ende në shok nga masakra
31/08/2010 21:30
Sllovakia vazhdon të jetë e tronditur për masakrën ndaj familjes rome, që u mori jetën 7 personave ditën e djeshme.
Autori i vrasjeve, Lubomir Harman, 48 vjec, fqinj i viktimave, u vra më pas nga policia, bëjnë të ditur sot mediat lokale.
Sipas tyre, mes viktimave ishte edhe një fëmijë 12 vjecar. Qeveria ka vendosur të shpallë të enjten një ditë zije kombëtare.
Skenari i masakrës ka të bëjë me përplasjet mes fqinjëve të shtëpisë, por mediat flasin për motive racash.
Top Channel